Kontrata e koncesionit dhe lejet
Keshilli I ministrave sipas vendimit Nr 251 ka miratuar master – planin per importin e naftes dhe LPG – se perms terminaleve te porto Romanos dhe te Vlores. Qeveria ra dakort me kompanine Romano Port per marreveshjen e koncesionit te formes BOT “ Per ndertimin e nje terminali dhe levrimin e produkteve te naftes dhe LPG –se “

Ka nje ligj te Repuplikes se Shqiperise me nr 9298 dt 28.10.2004 per “Ratifikimin e Marreveshjes se Kocensionit te formes BOT ( ndertim, shfrytezim, treansferim) per ndertimin dhe shfrytezimin e pontilit te naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre ne zonen bregdetare te Porto Romanos,Durres” Kjo marreveshje eshte nenshkruar nermjet Keshillit te Ministrave te Repuplikes Shqiperise dhe shoqerise “Romano Port” Ky ligj eshte botuar ne fletoren zyrtare nr 88 te muajit dhjetor te vitit 2004.

Ka nje leje mjedisore per veprimtari qe kane ndikim ne mjedis me nr 312 prot te leshuar me dt 07.12.2005 nga ministria perkatese. Me ligjin nr 9578 dt 11.07.2006 jane ratifikuar ndryshimet ne marrveshjen e kocensionit miratuar me pare, botuar ne fletoren zyrtare me nr 81 te muajit gusht te vitit 2006.

Ka nje vendim te K.RR. T.SH. me nr 3 dt 01.06.2006 per “Miratimin e Lejes Ndertimit per Pontilin e Shkarkimit te Naftes dhe nenprodukteve te saj si dhe gazit te lengeshem ne Porto Romano, Durres per shoqerine “Romano Port”

Ka nje “ Certifikate per respektimin e kushteve te sigurise ne pune te paisjeve nen presion”leshuar nga Inspektoriati Qendror Teknik.

Ka nje “Akt Teknik” Per Lejimin e Aktivitetit dhe Shfrytezimit te Objektit” me nr P-8/2 DT 20.01.2009 leshuar nga Drejtoria e PMNZSH Repuplikes.

Ka nje urdher per “Miratimin e Planit te Sigurise Portit” ne Porto Romano me nr 19 dt 12.02.2009 miratuar nga Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Ka nje Vendim te Keshillit te Ministrave te Republikes Shqiperise per “ Shpalljen, Kategorizimin dhe emerimin e portit ne Porto Romano si port i hapur per trafik nderkombetar “ i dates 25.03.2009. ( ende nuk eshte botuar ne fletoren zyrtare) Shoqeria “Romano Port“ ka pregatitur rregullore ne te cilen eshte parashiku struktura organizative, organet drejtuse si dhe forca e sigurise portuale.
Me anen e kesaj rregullorje eshte organizuar dhe funksionon aktiviteti i sherbimit, menaxhimit dhe i sigurise ne portin e shkarkimit lendeve djegese ne Porto Romano, Durres. Forca e sigurise portuale ushtron aktivitetin e saj sipas dispozitave te ligjit 9281 dt 23.09.2004 “Per sigurine ne Anije e Porte” per te siguruar e mbrojtur jeten, pronen dhe shmangjen e rrezikut ndaj veprimeve kriminale.